Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Bashkesia fetare 1 scaled

Lajme

Presidenti Begaj pret një përfaqësi të Bashkësisë Fetare Islame nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Kryetari i kësaj bashkësie, H.Hfz. Shaqir ef.Fetai. Duke iu referuar muajit të shenjtë të Ramazanit, Presidenti Begaj i uroi vizitorët që Zoti t’ia pranojë agjërimin, sakrificën, adhurimin dhe lutjet. 

Bashkesia fetare 2 scaled

Presidenti Begaj, vlerësoi rolin dhe kontributin historik patriotik, fetar e edukativ, që Bashkësia Fetare Islame kishte luajtur për ruajtjen e identitetit të shqiptarëve, por edhe në mbështetje të vëllezërve nga Kosova të dëbuar gjatë vitit 1999 nga regjimi i Millosheviçit, duke hapur dyert e xhamive dhe ndërprerë veprimtaritë fetare. 

 Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi edhe kontributin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut në dobi të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit mes përfaqësuesve të feve dhe entnive të ndryshme, duke nënvizuar se shqiptarët, kudo që jetojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht besimit të tyre, janë bërë simbol i hamonisë fetare dhe bashkëjetesës.