Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 3685

Lajme

Presidenti Begaj pret një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Qemal Cena”

Një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Qemal Cena” e Njësisë Administrative Kashar vizituan sot Institucionin e Presidentit të Republikës.

Ata u njohën me mënyrën e funksionimit të Institucionit të Presidentit të Republikës, vendimmarrjet, si dhe aktivitetet kryesore, ndërsa vizituan ambientet e zhvillimit të takimeve të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare që zhvillon Kreu i Shtetit.

IMG 3686

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim për rëndësinë e dijes dhe angazhimin në shkollë, ndërsa i këshilloi të ndjekin ëndrrat për të ndërtuar një të ardhme të mirë për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin.

Presidenti i Republikës përcolli një falënderim të veçantë ndaj stafit pedagogjik për përkushtimin në profesionin e tyre, për edukimin dhe mësimin e fëmijëve.