Presidenti Begaj pret z. Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit

Presidenti Begaj pret z. Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti sot në një takim të veçantë nipin e Ismail Qemalit, z. Nedim Vlora, profesor pranë Universitetit të Barit.  

Gjatë takimit, Presidenti Begaj u ndal tek pesha e figurës së themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemalit.

 

“Ismail Qemali është themeluesi i Shqipërisë së pavarur, është përmbushësi i ëndrrës së Skënderbeut dhe shumë patriotëve të tjerë që dhanë gjithçka kishin, për ta parë Shqipërinë të lirë” u shpreh Presidenti Begaj.

 Ndër të tjera, Presidenti falenderoi z. Nedim Vlora për kontributin e tij të vyer në mbajtjen gjallë të veprës së Ismail Qemalit por edhe paraardhësve të familjes Vlora.