23/09/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim zotin Abaz Hoxha, publicist i historisë kinematografike shqiptare.
Presidenti Begaj u njoh me kontributin e tij në historinë e kinematografisë shqiptare, jo vetëm gjatë viteve të punës, por përgjatë gjithë jetës së tij si qëmtues dhe studiues i arkivit të filmit shqiptar.
Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e zotit Hoxha nëpërmjet botimeve për kontributin që vepra e tij ka për kujtesën e përcjellë ndaj brezave mbi historinë e filmit shqiptar.