Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4986 1

Lajme

Presidenti Begaj pret në takim zonjën Rina Amiri, Zyrtare e Lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, e Dërguar Speciale e SHBA-së për Gratë, Vajzat dhe të Drejtat e Njeriut për Afganistanin

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim zonjën Rina Amiri, Zyrtare e Lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, e Dërguar Speciale e SHBA-së për Gratë, Vajzat dhe të Drejtat e Njeriut për Afganistanin.

Kreu i Shtetit i shprehu zonjës Amiri mirëseardhjen në Shqipëri dhe kënaqësinë për këtë takim të dytë në harkun kohor të 5 muajve.

IMG 4974 1

Gjatë bisedës, Presidenti Begaj theksoi se është krenar për angazhimin e Shqipërisë në çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB, ndërsa konfirmoi se agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë mbetet parësore.

Presidenti Begaj përgëzoi zonjën Amiri për rolin e Zyrës për Çështjet Globale të Grave, si edhe për kontributin e saj nëmbrojtjen e të drejtave të grave në Afganistan.

Duke vlerësuar rëndësinë e samitit për gratë afgane, që po mbahet në Tiranë, si një mundësi për të adresuar problemet e të drejtave të grave dhe vajzave, Presidenti Begaj theksoi se përkimi me 11 shtatorin e vitit 2001 është domethënës dhe kambanë që historia të mos përsëritet.