Presidenti i Republikës së Shqipërisë

thumbnail 0ba8c1a5 51cd 494c 9b3b ca8de9d317a6

Lajme

Presidenti Begaj pret në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, vlerëson mbështetjen financiare dhe teknike për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti një delegacion të Bankës Botërore të kryesuar nga z. Charles J. Cormier, Drejtor Rajonal për Infrastrukturën në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me Bankën Botërore, duke u ndalur në mënyrë të veçanë në mbështetjen e madhe financiare dhe teknike të ofruar për Shqipërinë. Presidenti vlerësoi gjithshtu se kreditë e akorduara për Shqipërinë kanë kontribuar dhe ndikuar ndjeshëm në zhvillimin dhe transformimin ekonomik e social të vendit.

thumbnail 8371033e 00ad 414d bace 3f5652abb1c1

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 me sigurimin e pajisjeve të nevojshme mjekësore, por edhe në përballimin e fatkeqësive të ndryshme natyrore që kanë goditur herë pas here Shqipërinë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, vlerësoi angazhimet dhe theksoi mbështetjen e plotë për projektet e përbashkta me institucionet shqiptare të Bankës Botërore, në funksion të rritjes së efiçencës në përdorimin e energjisë dhe masave në përgjigje të ndryshimeve klimatike. “Janë shumë të vlefshme këshillat dhe ekspertiza e Bankës Botërore për planifikimin e duhur në buxhetet e njësive vendore të masave parandaluese dhe të menaxhimit të pasojave nga fatkeqësitë natyrore” – u shpreh Presidenti Begaj.