Presidenti i Republikës së Shqipërisë

f4149ca0 a910 4291 b1c8 e6f5a4e85384

Lajme

Presidenti Begaj pret në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, znj. Carol Spahn.
Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.
1f878cee 2f85 4f88 a80e d0a856a13363
Presidenti Begaj, gjithashtu, përcolli përgëzime për palën amerikane, e cila shprehu angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvilluar bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.
13d6064e 9646 4e2b a286 2b577804060d
Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit, gjatë takimit me Drejtoren e Korpusit të Paqes, znj. Carol Spahn, shprehu bindje për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.