Presidenti i Republikës së Shqipërisë

fdf47c5e e997 48a0 bf5a 254acb3ed680

Lajme

Presidenti Begaj pret në një takim anëtarët e Diasporës për Shqipërinë e Lirë

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot në një takim anëtarët e Diasporës për Shqipërinë e Lirë, të cilët po punojnë ndër të tjera, për mundësimin e votës për Shqiptarët në mërgim.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributet e Shqiptarëve të diasporës si një nga elementët kryesorë të zhvillimit të kapaciteteve intelektualë dhe financiarë të vendit.

“Kam ndërmarrë një sërë hapash për krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me Diasporën Shqiptare nëpër botë dhe po punojmë me aktorët ligjorë dhe politikë për të mundësuar votën e diasporës, që në zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvendin, si një e drejtë themeltare dhe e domosdoshme për çdo qytetar Shqiptar kudo ku jeton”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se “integrimi i mëtejshëm i Diasporës Shqiptare në vend dhe mundësimi i votimit të të gjithë shqiptarëve nga vendet ku jetojnë, është në të mirë të shtetit tonë dhe duhet bërë realitet menjëherë”.