Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.47.59

Lajme

Presidenti Begaj pret në një ceremoni shtetërore Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni shtetërore Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Sh. S. Znj. Nataša Pirc Musar. 

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.47.59 1

Fillimisht, ata zhvilluan takimin kokë më kokë dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve. Presidenti i Republikës, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten sllovene, bëri të ditura detajet e bisedës.

Ai deklaroi se ka biseduar me homologen sllovene për procesin integrues të Shqipërisë në BE, nismat e ndërmarra për zhvillimin e rajonit të Ballkanit, bashkëpunimin në NATO,si edhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Duke iu referuar angazhimit për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor përmes nismave tëforumeve strategjike të Brdo-Brijunit dhe Bledit, Kreu i Shtetit e cilësoi Slloveninë një mike të mirë të Shqipërisë, qëka ndihmuar në proceset integruese. Ai shprehu gatishmërinëpër të konkretizuar planin “Zgjerimin 2030”, një nga produktet e samitit në Bled të Sllovenisë. 

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.47.59 1

“Zgjerimi 2030”, që doli si produkt i Forumit Strategjik të Bledit, është një provë tjetër konkrete e mbështetjes suaj. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë fort për ta bërë realitet këtë plan”, – u shpreh Presidenti.

Presidenti Begaj i shprehu Presidentes Musar vlerësimet për rolin konstruktiv të Sllovenisë në rajon, në veçanti kontributin me pjesëmarrjen në trupat e KFOR-it në Kosovë.  Ai rikonfimoi qëndrimin se shqiptarët në rajon janë faktor stabilizues dhe me orientim Euroatlantik, e dëshmuar kjo në rolin vendimtar të tyre në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, si dhe në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në këtë Aleancë.

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.48.00

“Ballkani Perëndimor mbetet ende një rajon vulnerabël nga aktorët që frymëzohen nga e kaluara për të projektuar një të ardhme që është larg Evropës dhe vlerave demokratike. 

Agresioni i padrejtë rus ndaj Ukrainës është një sinjal tjetër alarmi se sa të kujdesshëm dhe bashkëpunues duhet të jemi për të zvogëluar mundësitë dhe rreziqet nga këta aktorë”, – theksoi Presidenti Begaj.

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.48.00 1

Presidenti i Republikës bëri të ditur, gjithashtu, se gjatëbisedës një vend të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit ekonomik dhe avancimit të progresit të shënuar gjatë viteve tëfundit. Ai u shpreh se Shqipëria mirëpret investime direktesllovene në turizëm, financë, bujqësi, teknologji informacioni, energji dhe shumë sektorë të tjerë, ndërsa theksoi rëndësinë e hapjes së linjës ajrore direkte mes Lubjanës dhe Tiranës.

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.48.01

“Gjithashtu, duhet të rrisim kontaktet mes qytetarëve tanë. Një linjë ajrore direkte midis Lubjanës dhe Tiranës do të ishte një mundësi e mirë jo vetëm për shtimin e kontakteve direkte, por edhe për rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë vendet tona”.

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.48.01 1

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve për çështjen e ardhmërisë së integrimit evropian të  Shqipërisë, PresidentiBegaj deklaroi se Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë si objektiv strategjik anëtarësimin e Shqipërisë, ndërsa për Shqipërinë anëtarësimi në BE nuk është më çështje kohe, por arritje e një ëndrre të kahershme.

WhatsApp Image 2024 05 23 at 20.48.02