Presidenti i Republikës së Shqipërisë

PR 8768 scaled

Lajme

Presidenti Begaj pret Ministrin e Administratës Publike dhe Dixhitalizimit të Malit të Zi, z. Marash Dukaj

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti në një takim kortezie Ministrin e Administratës Publike dhe Dixhitalizimit të Malit të Zi, z. Marash Dukaj, një nga dy ministrat shqiptarë në Qeverinë e Malit të Zi.
Kreu i Shtetit përgëzoi z. Dukaj për funksionin që mban që prej 28 prillit të vitit 2022, duke nënvizuar se prania e një ministri shqiptar në krye të një institucioni si ai i Ministrisë së Administratës Publike dhe Dixhitalizimit, ka shërbyer në përmirësimin e situatës së punësimit të shqiptarëve të Malit të Zi.
PR 8755 scaledPresidenti Begaj, duke iu referuar fushës sektoriale të Ministrit Dukaj, theksoi se është e rëndësishme që të thellohet shkëmbimi i eksperiencave më të mira në sektorët e Administratës Publike dhe Dixhitalizimit të të dy vendeve.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit u ndal dhe te mbështetja për shqiptarët e Malit të Zi, duke nënvizuar nevojën e një bashkëpunimi dhe koordinimi më të mirë midis dy vendeve në këtë drejtim.