Presidenti i Republikës së Shqipërisë

1

Lajme

Presidenti Begaj pret Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel dhe anëtarë të tjerë të kësaj shoqate

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, z. Arno Riedel, i cili shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Christian Steiner, si dhe anëtarë të tjerë të Shoqatës së Miqësisë, të cilët ndodhen në Shqipëri për disa aktivitete social-kulturore të shoqatës.

2Presidenti Begaj evidentoi në këtë takim marrëdhëniet e shkëlqyera, historike dhe tradicionalisht miqësore, midis Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe rolin e një avokati të shkëlqyer që Austria ka luajtur në dekadat e fundit në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

3

Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj vlerësoi edhe kontributin e dhënë nga Shoqata e Miqësisë Austri-Shqipëri në këto 26 vite të ekzistencës së saj, si dhe e tre drejtuesve ndër vite, veçanërisht në fushën e arsimit, me ndihmat e dhëna për fëmijët dhe familjet në nevojë, si dhe grupet vulnerabël në zonat e thella malore.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu besimin se kjo shoqatë do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm dhe thelbësor në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve njerëzore midis austriakëve dhe shqiptarëve, si dhe atyre kulturore e ekonomike.