Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 0469

Lajme

Presidenti Begaj pret Kryetarin e Bordit Drejtues të AADF-së, Michael D. Granoff, si dhe Bordin e Fondacionit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, z. Michael D. Granoff, anëtarët e Bordit të këtij Fondacioni, si dhe dy bashkëdrejtorët ekzekutivë.
IMG 0470
Presidenti Begaj vlerësoi AADF-në, duke nënvizuar se ka kryer investime të rëndësishme në kohën kur pakkush investonte në Shqipëri si dhe në fusha ku kishte mungesë vëmendjeje dhe ekspertize. Kreu i Shtetit shprehu vlerësimin për formimin dhe eksperiencën e Bordit Drejtues të AADF-së.
Gjatë takimit, u diskutua për projektet e shumta të Fondacionit në Shqipëri, që shtrihen në fusha të rëndësishme si turizmi, trashëgimia kulturore, arsimi, inovacioni e më gjerë, dhe impaktin që ato kanë patur përgjatë viteve.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe projektet e ardhshme të AADF-së në Shqipëri.
IMG 0478