Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 9959

Lajme

Presidenti Begaj pret Kryetaren e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, zonjën Margherita Cassano

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetaren e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, zonjën Margherita Cassano.

Presidenti i Republikës vlerësoi se marrëdhëniet në fushën gjyqësore mes Shqipërisë dhe Italisë po thellohen, duke theksuar se shkëmbime të tilla vizitash ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim.

IMG 9958

Kreu i Shtetit u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë shkojnë përtej gjyqësorit dhe prekin të gjitha fushat. “Ju siguroj, – u shpreh Presidenti Begaj – se çdo italian që vjen dhe do të vijë në Shqipëri do të gjejë partneritet të plotë.

Presidenti i Republikës i përcolli zonjës Cassano falënderimet për rolin e Italisë si avokatja më e mirë e Shqipërisë në integrimin evropian, proces për të cilin shqiptarët shpresojnë të finalizohet sa më shpejt.