Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 0104

Lajme

Presidenti Begaj pret Kryesuesin e OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, z. Ian Borg

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryesuesin e OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, Sh. T. Z. Ian Borg.

IMG 0103

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i Shqipërisë me OSBE-në dhe Maltën. Presidenti i Republikës theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri kanë qenë partnerët e besueshëm 27 vjetët e fundit me mbështetjen e reformave të rëndësishme për vendin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti Begaj i përcolli z. Borg vlerësimin për kontributin që OSBE-ja ka dhënë në avancimin e reformës zgjedhore, në forcimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut dhe vlerat e demokracisë”, – theksoi Presidenti Begaj.

IMG 0105

Në lidhje më marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maltës, Presidenti Begaj rikonfirmoi vullnetin për të forcuar më tej këtë bashkëpunim përmes rritjes së kontakteve dhe zgjerimit të shkëmbimeve ekonomike, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian.