Presidenti i Republikës së Shqipërisë

614f9553 31ea 4a7c 801a fa9918821ab9

Lajme

Presidenti Begaj pret homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot homologun e tij sllovak, Sh. T. Z. Peter Pellegrini, i cili është i pari Kryetar Shteti i Republikës Sllovake që viziton Shqipërinë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. 

d94038e3 0507 41e3 b887 3d1902eb6c25Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike, u diskutua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, avancimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe përkushtimi i përbashkët ndaj integrimit dhe stabilitetit rajonal.

Presidenti Begaj falënderoi Presidentin Pellegrini për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në momente të vështira gjatë pandemisë apo tërmetit të vitit 2019, por dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin evropian.

545d7b7f 1d56 48d7 936b 5cc2934fa4ca“Sllovakia është gjithmonë një mbështetëse aktive dhe nxitëse e vendosur e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo ka ofruar asistencë, ekspertizë dhe eksperiencë për proceset integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. I jemi mirënjohës Sllovakisë për mbështetjen!”, – vlerësoi Presidenti Begaj, i cili theksoi faktin se momentalisht në procesin e negocimit për anëtarësim vendi po përjeton transformim nga reformat: “ Ne jemi të vendosur të avancojmë shpejt dhe besojmë në një proces të bazuar në meritë”.

Gjatë takimit kokë më kokë, por dhe në praninë e delegacioneve përkatëse, u theksuan angazhimet për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes dhe përfitim të ndërsjellë për qytetarët e dy shteteve. “Në bisedimet tona vumë theksin te nevoja për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet tregtare midis dy vendeve tona, të cilat, edhe pse kanë rritje vitet e fundit, mbeten në nivele modeste. Vlerësojmë se ka hapësira dhe mundësi konkrete për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik të bashkëpunimit dypalësh”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë shkëmbimit të ideve me Presidentin Pellegrini për rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare, tërheqjen e investitorëve sllovakë, rritjen e numrit të turistëve dhe bashkëpunimin në sektorët e bujqësisë, mjedisit dhe shëndetësisë.

dd813500 0873 4cfd 9095 56e7bac7aad1Krerët e dy shteteve diskutuan edhe për zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Në lidhje me Kosovën, Presidenti i Republikës i shprehu homologut të tij mirënjohje që Sllovakia ka njohur pasaportat, ndërsa u shpreh se “Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për mundësinë e rishikimit të qëndrimit lidhur me Republikën e Kosovës”.

329f57ab 5e97 4341 b28f b2f97f5967baPresidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, rikonfirmoi se: “Pozicioni i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, mbështetës i palëkundur i Kosovës, sepse Kosova është pjesë e stabilitetit dhe kontribuuese e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe patjetër që ne do të jemi mbështetësit e saj për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe në punën tonë për të bërë të mundur sa më shumë njohje të reja për Kosovën dhe patjetër për të biseduar edhe me vende të tjera qe nuk e njohin Kosovën për të shikuar alternativa, siç është rasti i Sllovakisë me njohjen e dokumentit të udhëtimit apo me pasaportën që njihet si dokument”.

a37efe99 03f4 4c9b 859a c23003889ddbDuke marrë si shembull 5 shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë se dialogut dhe bisedimeve, duke shprehur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëjë të mundur arritjen e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve.

0148f418 d6cb 4945 bdf7 19f7617c0dad