Presidenti i Republikës së Shqipërisë

logo e institucionit Presidenti slider 394x262 1

Lajme

Presidenti Begaj pret Drejtorin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR), Matteo Mecacci

Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti z. Matteo Mecacci, Drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR) dhe ekipin e tij, të cilët ndodhen për vizitë disa ditore në Shqipëri.

Në takimin e zhvilluar, SH. T. Z. Bajram Begaj vlerësoi punën e bërë nga OSBE dhe ODIHR në vite për progresin e Shqipërisë në fushën e zgjedhjeve, si dhe ndihmën që organizata ka dhënë dhe jep për reformat zgjedhore në vendin tonë. 

Presidenti i Republikës vuri theks të veçantë te nevoja e Shqipërisë për të pasur rezultate konkrete, të prekshme, të besueshme dhe të efektshme në dialogun politik për reformën zgjedhore dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vonesat në reformë dëmtojnë besimin e publikut te procesi, ndaj të gjitha palët duhet të tragojnë qasje dhe vullnet konstruktiv.

Zgjedhjet duhet të jenë festë e demokracisë dhe aktorët politikë duhet të bëjnë gjithçka për ta garantuar këtë.