Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 7964

Lajme

Presidenti Begaj pret delegacionin italo-arbëresh të përbërë nga fondacionet: “Lions Distrikti 108 YA”, “Lions Club Arbëria”, si edhe “Arbëreshët e Kalabrisë”

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot një delegacion italo-arbëresh të përbërë nga fondacionet: “Lions Distrikti 108 YA”, “Lions Club Arbëria”, si edhe “Arbëreshet e Kalabrisë”.

IMG 7960

Gjatë bisedës me ta, Presidenti i Republikës vlerësoi nismat e konkretizuara nga organizatat “Lions District 108 YA”, “Lions Club Arbëria” dhe nga Fondacioni Arbëresh i Kalabrisë, të cilat po nxisin zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë.

Presidenti i Republikës vlerësoi moton e organizatës “Lions Club Arbëria”, – “Ne shërbejmë”.

“Ky mision përputhet me përvojën time si mjek ushtarak, por e gjej edhe në përputhje me  misionin  dhe objektivat për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së, për të ndihmuar çdo person në nevojë. Askush nuk duhet lënë pas! Asnjë personi nuk duhet t’i mungojë arsimimi, kujdesi mjekësor apo mbështetja sociale, veçanërisht moshës së tretë, që ka dhënë kaq shumë për shoqërinë. Faleminderit që u ndodheni pranë atyre me ndihmën tuaj”!

IMG 7963

Presidenti Begaj i falënderoi këto organizata për gjithçka kanë bërë për Shqipërinë.

“Ju jeni shembull i atdhedashurisë! Vijoni të bëni vepra me dashuri, se do të merrni falënderime me zemër”, – u shpreh ai.

Duke evokuar dy figura të rëndësishme të historisë sonë: Nënë Terezën dhe Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeun, Presidenti Begaj theksoi: “Ata na kanë treguar se po të jemi bashkë, do të jemi më të fortë e do të mund të bëjmë gjëra më të mëdha për atdheun, për shqiptarët”.

IMG 7965