Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Ambasadori Anglez scaled

Lajme

Presidenti Begaj pret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësues të British Council

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sh.T.Z. Alastair King-Smith si dhe përfaqësues të British Council për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor. 

Kreu i Shtetit shprehu vlerësimin për marrëdhënien dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë kuadër, biseda u fokusua te projektet e British Council në fushat e arsimit dhe kulturës në Shqipëri, ku u nënvizua nevoja e thellimit të bashkëpunimit, në mënyrë që të garantohet rritja e kushteve dhe standardeve arsimore, nisur dhe nga praktikat më të mira britanike.