Presidenti i Republikës së Shqipërisë

lend 1 1

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Bullgarisë, Ivaylo Kirov

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë, zoti Ivaylo Kirov.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike e ekonomike midis dy vendeve, si dhe nënvizoi nevojën e nxitjes së tyre, përmes fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe në fushën e arsimit. “Si partnerë të mirë dhe aleatë të fortë, kemi arsye të forta që këtë vit të kremtojmë 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 30-vjetorin e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, me një bilanc shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore e bashkëpunuese.”

Untitled Artwork 1 1

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Duke u ndalur tek promovimi thelbësor që Bullgaria i ka bërë projektit të Korridorit 8 në kuadër të BE-së, si dhe rëndësisë gjeostrategjike të tij për çështjet e sigurisë, Presidenti Begaj nënvizoi se “mbështetja nga Bashkimi Evropian i këtij projekti ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin, e më gjerë”.

Kreu i Shtetit, vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe shprehu besimin se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më shumë, veçanërisht në fushën e turizmit, falë edhe përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse midis dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësua edhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare.