Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 6600

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë, Andreas Gaarder

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Ankara, Sh. T. Z. Andreas Gaarder, me rastin e paraqitjes së Letër Kredencialeve.

IMG 6601

Kreu i Shtetit uroi Ambasadorin Gaarder për detyrën e re, ndërsa u shpreh për përkushtimin e Shqipërisë në intensifikimin e marrëdhënieve me Norvegjinë në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin e fortë në NATO, si dhe atë në fushën detare e në prodhimin e energjisë.

Presidenti vlerësoi praninë e investitorëve norvegjezë në disa projekte në Shqipëri dhe vlerësoi se hapja e negociatave me BE-në mund të ndihmojë në nxitjen e më shumë aktorëve të biznesit për ta parë Shqipërinë si një mundësi të mirë.

IMG 6602