12/09/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së Tajlandës, Sh.S.Znj. Rommanee Kananurak.
Gjatë takimit dy palësh, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e një impulsi më të madh në bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, si dhe në bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.