Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 8811

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letër Kredencialet e Ambasadores së re të Japonisë në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në takim Ambasadoren e re të Japonisë në Tiranë, Sh. S. Znj. Kikuko Kato, së cilës i pranoi Letër Kredencialet.

Presidenti Begaj uroi Ambasadoren Kato për detyrën e re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Japonisë do të vijojë të thellohet.

Nëpërmjet Ambasadores Kato, Presidenti i Republikës falënderoi qeverinë japoneze për ndihmat e dhëna ndër vite ndaj Shqipërisë, me grante në disa sektorë kyç, si: bujqësi, arsim, shëndetësi dhe energjetikë.

Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e marrëdhënieve dhe shprehu bindjen se mes dy vendeve ekzistojnë mundësi të shumta zhvillimi.