Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 3010

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadores së Letonisë në Shqipëri, rezidente në Romë, Sh. S. Znj. Elita Gavele

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së Letonisë në Shqipëri, rezidente në Romë, Sh. S. Znj. Elita Gavele.

Presidenti Begaj uroi zonjën Gavele për detyrën e re, duke siguruar mbështetje përgjatë ushtrimit të mandatit të saj.

IMG 3011

Gjatë bisedës u vlerësua dialogu i shkëlqyer politik.

Gjithashtu, u trajtuan edhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, investimet direkte në Shqipëri, rritja e shkëmbimeve tregtare, si dhe zgjerimi i marrëdhënieve në sektorë të tjerë, përfshirë edhe arsimin.

Presidenti i Republikës vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributin në Kosovë përmes KFOR-it dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor.

IMG 3012

Në takim u theksua, gjithashtu, se Shqipëria dhe Letonia synojnë forcimin e bashkëpunimit përballë sfidave të reja si aleate të NATO-s dhe si dy vende që ndajnë qëndrime të përbashkëta për çështje të rëndësishme rajonale dhe globale.