Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 0324

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadores jo rezidente të Finlandës në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores jo rezidente të Finlandës në Shqipëri, Sh. S. Znj. Leena Pylvänäinen.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, si dhe mbështetjen nga Finlanda të politikës së zgjerimit të BE-së, posaçërisht ndaj Shqipërisë, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria ishte një nga vendet e para që ratifikoi Protokollet e Anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë.

IMG 0325

Gjatë bisedës u konkludua rritje dhe përmirësim i bashkëpunimit politik dypalësh për shkak të shkëmbimeve të vizitave të ndërsjella përgjatë këtij viti. Presidenti Begaj shprehu mbështetje për çdo nismë dypalëshe që sjell përmirësim të këtyre marrëdhënieve, përfshi edhe shkëmbimin e vizitave në nivele të larta shtetërore.

Në planin e bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtarë, Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria pret të bashkëpunojë me Finlandën gjatë Kryesimit të saj në OSBE për vitin 2025.