Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Untitled Artwork 5

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Angolës, Maria de Fátima Monteiro Jardim

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Republikës së Angolës, zonja Maria de Fátima Monteiro Jardim, me rezidencë në Romë.

Untitled Artwork 1 1

Presidenti Begaj vlerësoi akreditimin e Ambasadores së Angolës në Shqipëri, si dhe duke iu referuar kremtimit të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, nënvizoi nevojën e nxitjes së tyre, përmes identifikimit të fushave të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të vizitave në të gjitha nivelet.

 Një vëmendje të veçantë Presidenti Begaj ia kushtoi çështjes së Kosovës dhe shprehu besimin, se në dritën e zhvillimeve të reja ndërkombëtare, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, si dhe progresit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Angolës do të ketë një qasje të re.