Presidenti i Republikës së Shqipërisë

3 3

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale nga ambasadorja e re e Mauritanisë, Ely Salem

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Republikës Islamike të Mauritanisë, zonja Zeineb Ely Salem, me rezidencë në Romë.

2Presidenti Begaj vlerësoi vullnetin politik të të dy vendeve për t’i nxitur marrëdhëniet dypalëshe dhe shkëmbyer vizita të niveleve të ndryshme, veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe shprehu besimin, se Ambasadorja e re Ely Salem do t’i japë një impuls pozitiv marrëdhënieve midis dy vendeve. Një vend të veçantë zuri dhe interesi për të intensifikuar bashkëpunimin në kuadër të organizatat ndërkombëtare ku të dy vendet janë anëtare.

1

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, nënvizoi angazhimin dhe rolin shumë të rëndësishëm që të dy vendet luajnë në rajonet ku bëjnë pjesë, si dhe vlerësoi njohjen nga Mauritania të Kosovës, duke e konsideruar këtë akt si një kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në rajonin e Evropës Juglindore, por jo vetëm.