Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Untitled Artwork 2 1 1

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale nga Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Sh.T.Z. Christian Grønbech- Jensen

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës, Sh.T.Z.  Christian Grønbech- Jensen, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Në takimin me ambasadorin e Danimarkës, Presidenti u ndal në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Danimarkës dhe Shqipërisë.

Untitled Artwork 2 1

Kreu i Shtetit theksoi se mes Shqipërisë dhe Danimarkës është rritur interesi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik. Gjithashtu, duke përfituar nga linjat direkte të fluturimit vihet re një rritje e numrit të turistëve danezë që vizitojnë Shqipërinë në kohë të ndryshme. 

 Në rrafshin e marrëdhënieve në organizatat ndërkombëtare u konstatua me kënaqësi se Danimarka dhe Shqipëria ndajnë dhe bashkëpunojnë ngushtësisht si në OKB, ku Shqipëria ka vendin jo permanent te Këshilli i Sigurimit, por edhe në organizatat e tjera të interesit të ndersjellë.