Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 3641

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Qipros, jo rezident në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Republikës së Qipros, jo rezident në Shqipëri, Sh. T. Z. Stavros Avgoustides.  

Kreu i Shtetit pranoi Letër Kredencialet e Ambasadorit Avgoustides, të cilit i uroi suksese gjatë ushtrimit të mandatit të tij. 

Presidenti Begaj e vlerësoi mbështetjen e Qipros në procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa propozoi një qasje të re ndaj Kosovës, ndjekjen e modelit grek të bashkëpunimit.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shprehu vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe, si edhe për vullnetin e mirë për intensifikimin e tyre.