01/12/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u takua sot me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Portugalisë në Tiranë, Sh. T. Z. Bernardo Luís de Carvalho Futscher Pereira.
Kreu i Shtetit pranoi Letër Kredencialet e tij dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të gjejë të njëjtën mbështetje nga Portugalia në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE edhe pas rikonfigurimit të institucioneve të Unionit në zgjedhjet europiane të vitit 2024.
Pjesë e bisedës ishte dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes investimeve të sipërmarrësve portugezë në Shqipëri dhe bashkëpunimi në fushën e turizmit.