29/01/2025• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Ravindra Prasad Jaiswal.
Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e Tij për hapjen e Ambasadës në Tiranë dhe bindjen se brenda këtij viti do të kemi edhe rihapjen e ambasadës sonë në New Delhi.
Marrëdhëniet historike midis dy vendeve, pavarësisht distancës së largët, lidhen shpirtërisht nga Shën Tereza.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se rivendosja e misioneve diplomatike të ndërsjella do të rrisë shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat dhe përpjekjet e koordinuara për çështje rajonale e globale.