01/12/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Ambasadores së re të Republikës së Kubës në Shqipëri, Sh. S. Znj. Marieta Garcia Jordan.
Presidenti i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe suksese në detyrën e re.
Gjatë takimit mes Kreut të Shtetit dhe Ambasadores së Kubës u theksua nevoja e bashkëpunimit të dy shteteve, në veçanti mes përfaqësive në organizmat ndërkombëtarë.