14/05/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Sh. T. Z. Marc Hübsch, Ambasador i Luksemburgut në Shqipëri, jo rezident.
Gjatë bisedës, Presidenti Begaj përgëzoi Ambasadorin Hübsch për detyrën e re, duke vlerësuar nivelin e dialogut politik mes dy vendeve, si edhe marrëdhëniet dy dhe shumëpalëshe.
Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, mirënjohje për mbështetjen e Dukatit të Madh të Luksemburgut ndaj Shqipërisë në përpjekjen për anëtarësimin në BE, si edhe për zgjerimin e Unionit në Ballkanin Perëndimor.