Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 5008

Lajme

Presidenti Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Kenia

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përgëzon Republikën e Kosovës për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias.

Në një mesazh të posaçëm, Presidenti Begaj falënderoi homologun e tij, Presidentin e Kenias, Sh. T. Z. William Ruto, për marrjen e këtij vendimi të drejtë e të duhur.

“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim, William Ruto, për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, – shkroi Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në profilin e tij zyrtar në platformën X.