15/10/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.
Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shkruan: “Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.
Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”