Presidenti i Republikës së Shqipërisë

logo e institucionit Presidenti slider 2

Lajme

Presidenti Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përshëndet arritjen e marrëveshjes së amëpushimit në Gaza.

“Pëshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit.

I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve.

Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”. – shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në X.