Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 5753

Lajme

Presidenti Begaj përshëndet 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

IMG 5754Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e Aleancës, me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Shqipëria do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj Aleancës Euroatlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.