Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4770

Lajme

Presidenti Begaj nis ditën e parë të vitit të ri 2025 me një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që shërbejnë në misionet dhe operacionet paqeruajtëse në botë krah NATO-s, OKB-së dhe Bashkimit Evropian

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, e nisi ditën e parë të vitit të ri 2025 me një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që shërbejnë në misionet dhe operacionet paqeruajtëse në botë krah NATO-s, OKB-së dhe Bashkimit Evropian. Presidenti Begaj uroi për ta dhe familjet e tyre një vit të ri të mbarë. 

IMG 4771Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj u përcolli efektivëve mirënjohje për kontributin që japin në misionet dhe operacionetndërkombëtare, duke i cilësuar si ambasadorët më të mirë,falë të cilëve flamuri shqiptar valëvitet kryelartë krah flamujve të tjerë të NATO-s. 

Presidenti Begaj theksoi gjatë bashkëbisedimit online se gjatëvizitave ndërkombëtare të kryera gjatë vitit që lamë pas ka marrë vlerësime shumë pozitive për efektivët që shërbejnënëpër botë nga autoritete të larta të NATO-s dhe homologët e tij. 

IMG 4772Në këtë frymë, Presidenti Begaj u zotua se Shqipëria do tëvijojë punën për modernizimin e ushtrisë shqiptare dhe për pajisjen me kapacitete të reja, ndërsa theksoi se mbështetja për efektivët dhe familjet e ushtarakëve do të mbetet prioritet. 

“Dinamikat gjeopolitike kërkojnë rritjen e kontributeve dhe forcimin e solidaritetit në NATO. Shqipëria do të vijojë pjesëmarrjen aktive në misione dhe operacione të NATO-s, si dhe është e gatshme për shtimin e kontributeve nëse do të jetë e nevojshme”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

IMG 4773Gjatë bashkëbisedimit online, përfaqësues të misioneve dhe operacioneve shqiptare që shërbejnë në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Irak, në Detin Egje, në Sinajdhe në Sudanin e  Jugut e njohën Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me situatën në vendet ku shërbejnë, gjendjen e trupave shqiptarë atje, teksa raportuan edhe përmbushjet e detyrimeve të tyre përgjatë vitit që shkoi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji.