Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 1810

Lajme

Presidenti Begaj në RFA “Argus”, anijen e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në anijen ushtarake të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, RFA “Argus”, e cila ndodhet në ujërat shqiptare në afërsi tê Durrësit.

IMG 1808

Kjo vizitë kryhet në kuadër të bashkëpunimit të fortë, miqësisë së ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe si dy vende anëtare të NATO-s.

Shqipëria feston këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe përgjatë kësaj periudhe, përmes stërvitjeve të përbashkëta, pjesëmarrjes së përbashkët në misione, ka dëshmuar që është një anëtare e denjë e Aleancës.  

IMG 1812

Presidenti u shoqërua nga Shefi i Shtabit të Pëgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Arben Kingji, dhe Ambasadori britanik, SH. T. Z. Alastair King-Smith. 

Në bordin e anijes Presidenti u prit nga Komandanti dhe ekuipazhi.  

Presidenti Begaj falënderoi Komandantin e anijes për vizitën në Shqipëri, duke u shprehur se prezenca e tyre në rajon është domethënëse në një kohë kur siguria është tronditur pas agresionit rus në Ukrainë.

IMG 1811Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi forcat e armatosura të Marinës Mbretërore, të cilët i shërbejnë jo vetëm vendit të tyre, por dhe sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, Evropë e më gjerë.

IMG 1813

Gjatë vizitës në anijen ushtarake britanike, Presidenti Begaj pa nga afër shërbimet dhe kapacitet e saj.

IMG 1809