Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Panairi 7

Lajme

Presidenti Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka “flet” shqip, falë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që ndjekin këtë traditë të mire.

Presidenti i Republikës Sh. T .Z. Bajram Begaj, vizitoi sot Panairin e Librit që ka çelur dyert për publikun në Tiranë, për të 26-in vit me radhë.

Panairi 5

Kreu i Shtetit u ndal në të gjitha stendat e botuesve shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Panairi 8

Gjatë bisedës me botues, shkrimtarë dhe përkthyes Presidenti Begaj u shpreh se në këtë panair gjithcka “flet” shqip, me autorë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen, dhe e gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që ndjekin këtë traditë të mirë.

Panairi 4

“Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar!”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Panairi 3

Gjatë kësaj vizite Presidenti i Republikës bisedoi edhe me lexuesit e vegjël, të cilëve u përcolli përgëzime për praninë në panair duke u shprehur se “ata e duan librin, edhe pse janë brez i jetës virtuale dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare”.

Panairi 6

“U ndjeva plot gëzim nga fakti që sërish në panair pashë të gjitha moshat. Të shohësh të gjithë brezat në shtëpinë e dijes, të mbush me urtësi dhe shpresë”, – u shpreh Kreu i Shtetit, i cili e vlerësoi Panairin e Librit si një “bilbiotekë të madhe shqiptare”.

Panairi 2