Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4079

Lajme

Presidenti Begaj në ceremoninë e Klubit Rotary të Tiranës: Marsel Skëndo, rotariani fisnik që i shërbeu komunitetit me përulësi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Klubi Rotary i Tiranës në nderim të sipërmarrësit Marsel Skëndo.

Ne fjalën e tij Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet e zotit Skëndo si një ndër biznesmenët e parë të Shqipërisë post komuniste.

Presidenti Begaj e cilësoi Skëndon “Një hero të heshtur” dhe theksoi se nuk do të harrohet kurrë nga komuniteti të cilit iu përkushtua dhe i shërbeu, bazuar në parimet rotariane.

 “Marseli nuk ishte vetëm një rotarian me zemër të madhe, por mishëronte edhe vlerat më të mira të shqiptarit. Aftësia e jashtëzakonshme për sipërmarrje, puna e palodhur, guximi dhe besimi te një vizion largpamës e bënë Marsel Skëndon një nga biznesmenët më të suksesshëm, por, mbi të gjitha, ishte një humanist, një njeri me shpirt fisnik, i cili suksesin në biznes nuk e la t’i errësonte vlerat. Një shembull i përkryer se si pushteti ekonomik mbart me vete përgjegjësi të madhe sociale që nuk duhet shpërdorur”, – deklaroi Presidenti Begaj gjatë ceremonisë.

 Kreu i Shteti vlerësoi, gjithashtu, vizionin dhe përulësinë e Skëndos si investitor dhe promotor të mbështetjes së projekteve të biznesmenëve të rinj, përfshirë edhe kontributin për ndërtimin e një medie të lirë dhe profesioniste në Shqipëri.