21/12/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z Bajram Begaj, ishte i ftuar në eventin e Kalasë së Tiranës, që sot shërben si një ndër operatorët turistikë më të rëndësishëm të kryeqytetit.
Kreu i Shtetit shprehu konsideratën e lartë lidhur me vlerat e kryeqytetit të Tiranës dhe respektin ndaj familjes Toptani.
Në fjalën e tij, Sh. T. Z Bajram Begaj, theksoi: “Kalaja e Tiranës, si dëshmi e pasur arkeologjike, është tregues i një urbanizimi të hershëm inxhinierik, financiar, social – kulturor i një qyteti që ka jetuar gjithë dimensionet historike dhe ka qëndruar me vepra karshi çdo sfide.’’
Në përfundim të këtij eventi, Presidenti Begaj bëri një urim për festat e fundvitit dhe u njoh me një ekspozitë, në të cilën paraqiteshin vepra dhe objekte të veçanta të fondit muzeal të familjes Toptani.