24/02/2025• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ndau sot me ndjekësit në platformën X vlerësimin dhe dhembjen e tij për largimin nga jeta të diplomatit amerikan Frank G. Wisner, i cili për 8 vite ishte Përfaqësues Special i Presidentit George W Bush për bisedimet mbi Kosovën, bisedime që çuan në pavarësinë e saj.
“Me dhembje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Frank G. Wisner, një diplomat i shquar amerikan dhe mik i shqiptarëve, që luajti dhe një rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, – shkroi Presidenti në llogarinë e tij në X.