02/04/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në Ditën Ndëkombëtare të Librit për Fëmijë, duke shprehur mirënjohje ndaj autorëve shqiptarë.
Në këtë ditë, Presidenti Begaj kujtoi ndikimin e shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë, veprat e të cilëve kanë edukuar dhe formësuar breza të ndryshëm.
“Në kujtimet e çdonjërit prej nesh rri një libër, një personazh i dashur i fëmijërisë.
Mirënjohje për të gjithë shkrimtarët tanë që, me punën e tyre, frymëzuan dashurinë për librin te fëmijët, krijuan personazhe të dashur per ta, si dhe i edukuan me vlerat e së mirës”, shkruan Presidenti Begaj në facebook, ku ndau për të vegjlit dhe një poezi që nxit leximin.