11/12/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Administratës Publike në Malin e Zi, z. Marash Dukaj.
Biseda u fokusua mbi situatën e shqiptarëve në Malin e Zi dhe rolin konstruktiv të faktorit shqiptar në rajon në proceset Euroatlantike.
Përfaqësimi në politikë, në institucionet vendimarrëse të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave janë sfidat kryesore për shqiptarët në Malin e Zi.
Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin dhe angazhimin për të qenë krah tyre, në mënyrë që të garantohen dhe respektohen të drejtat legjitime, ashtu si e çdo pakice në Shqipëri.
Presidenti i Republikës vlerësoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit, duke theksuar se faktori shqiptar ka një rëndësi të veçantë në këtë drejtim.