Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 7450

Lajme

Presidenti Begaj me banorët në Peqin: Të nxisim, mbështesim dhe promovojmë produktet vendase për vazhdimësinë e ruatjes së traditës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Peqin ku u takua me banorë dhe autoritetet vendore.

IMG 7461

Angazhimi i drejtuesve të zgjedhur dhe i sipërmarrësve për rritjen e mirëqenies sociale përmes projekteve zhvillimore, ishte në fokus të bisedave.

Presidenti Begaj u interesua për jetesën e banorëve të kësaj bashkie dhe nismat e ndëmarra për lehtësirat e veprimtarisë së bizneseve lokale.

Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e mbështetjes ndaj fermerëve në mënyrë që produktet e tyre bio të kenë të garantuar tregun, ndërsa vlerësoi traditën e prodhuesve që e ruajnë cilësinë.

IMG 7451

Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në kompaninë e ndërtimit “Euroteorema” qe operon prej vitesh në Peqin.

IMG 7460

Ai ishte dhe në një fabrikë të përpunimit vajit të ullirit si dhe mori pjesë në panairin e banorëve të zonës.

“Gjithçka që ju prodhoni mbetet e kërkuar, sidomos në këtë kohë kur njerëzit po bëhen çdo ditë e më të vetedijshëm për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme. Shoqëria jonë duhet të ndërgjësohet  që të blejë këto prodhime të shëndetshme” u shpreh Presidenti Begaj ndërsa vlerësoi ruajten e traditës famljare dhe lokale  të vërejtur në produket bujqësore dhe artizanale të ekspozuara në panair.

IMG 7455

Presidenti vlerësoi gjithashtu nxënësit e shkollave të Bishqemit për promovimin e produkteve vendase me programet e tyre të edukimit për ushqim të shëndetshëm.

Sipas Presidentit Begaj , modele të tilla suksesi duhet të nxiten dhe përkrahen, dhe për këtë ai garantoi mbështetjen ndaj banorëve, sipërmarrësve dhe drejtuesve bashkiakë jo vetëm në Peqin por në të gjithë vendin.