19/09/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule pranë arkëmortit të trupit të politikanit dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani.
Presidenti i Republikës ngushëlloi familjarët dhe bashkëshorten e të ndjerit.
“Gerti promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Gerti, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, me zë të fortë dhe i vendosur, do t’i mungojë shoqërisë dhe platformave politike, ku u angazhua dhe u përfaqësua gjithmonë me dinjitet.” – shkroi Presidenti Begaj në nderim të tij.