Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.28

Lajme

Presidenti Begaj dhuron dy buste të Heroit Kombëtar për komunat arbëreshe: Nga sot Skënderbeu jo më një kujtim, por në një jetesë të përbashkët me ju

Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri: San Sofia, San Basile dhe Zangarona.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.29

Pothuajse në çdo qendër të fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Heroit Kombëtar si simbol që mban gjallë identitetin arbëror. Në këtë kontekst, ceremonia e sotme e inaugurimit të busteve në të tri komunat bëri bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Bajram Begaj,  banorët arbëreshë, autoritetet lokale, shqiptarë të Shqipërisë të ikur pas viteve ’90, si edhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.29 1

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, i cili u dhuroi arbëreshëve dy buste, shprehu falënderim ndaj pjesëmarrësve, duke përshëndetur në veçanti të rinjtë dhe fëmijët të pranishëm në këtë festë kombëtare.

“Kam ardhur të mbaj fjalën  që ju dhashë tetorin e kaluar, sepse për ne shqiptarët fjala e dhënë nuk është mit, por realitet”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë ceremonisë inauguruese të bustit të Skënderbeut.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.36

“Është vizita e dytë në Kalabri dhe kjo vizitë më mbush me krenari për faktin që të gjitha institucionet italiane, duke filluar nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, prefektët e këtyre komunave, si dhe e gjithë media, janë interesuar dhe kanë promovuar gjithçka në lidhje me Arbërinë. Patjetër që projekti Arbëria dhe Shqipëria, tashmë edhe Kosova dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi, do të kenë një bazë të shëndetshme për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.43

Këto marrëdhënie nuk do të ishin në këtë ditë sot dhe nuk do të zhvilloheshin nëse ju 6 shekuj me parë do të kishit harruar nga vinit, prandaj është momenti t’ju them: faleminderit  të gjithëve ju, secilit një e nga një, dhe të gjitha komunave arbëreshe për çfarë keni bërë për të ruajtur gjuhën arbëreshe, çfarë keni bërë për të transmetuar identitetin tonë kombëtar me veshjet, traditat dhe kulturën tonë!.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.44

Kreu i Shtetit theksoi se do të vijojë të japë ndihmën e tij, frymëzuar nga modeli i arbëreshëve, të vlerësimit dhe promovimit të historisë aq të rëndësishme për ruajtjen e identitetit përballë sfidave të kohës.

“Arbëreshët vërtetë ikën nga vendlindja e tyre, po erdhën këtu në vendlindjen e re, në Itali, dhe mbajtur me vete gjuhën, veshjet, kulturën, traditën, këngën dhe vallen, morën me vete kujtimin e tyre për Skënderbeun, identitetin e tyre kombëtar. Nga sot, Skënderbeu në këtë shesh nuk do të jetë më një kujtim, por do të jetë gjithmonë një jetesë së bashku me ju. Çdo ditë ju do të shikoni monumentin e tij kaq të lartësuar në këtë vepër kaq të realizuar”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili këshilloi brezat e rinj, shkollat tona, mësuesit dhe shkrimtarët, të jenë promovues të vlerave kombëtare.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.44 1

Duke vlerësuar figurën e Skënderbeut, si strateg të përbashkimit që përcaktoi të ardhmen e popullit tonë drejt Evropës, Presidenti Begaj u shpreh se edhe sot ai është simbol për të gjithë shqiptarët kudo janë, në atdhe apo Diasporë.

Ndërkohë, në San Basile ceremonia u shoqërua dhe me një ekspozitë  fotografike të artistit Vlasov Sulaj mbi rrugëtimin nga Shqipëria në Kalabri të monumentit të punuar nga skulptori Ardian Pepa.

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.44 2

Nga Zangarona, pas inaugurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Kreu i Shtetit ftoi të rinjtë arbëreshë të shndërrohen në ambasadorë të vlerave historike, kulturore dhe identitare të Arbërisë.

“Dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni ambasadorë të vlerave tuaja. Përdorni çdo mjet që keni në dispozicion, nga teknologjia, deri te mediat sociale, për të treguar historinë tuaj unike dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj e më gjerë. Jini krenarë për atë që jeni dhe atë që përfaqësoni!

WhatsApp Image 2024 05 04 at 23.45.44 3

Tregojuni botës për thesaret e këtushme, bukurinë e veshjeve, për argjendarinë dhe zbukurimet e kostumeve tuaja karakteristike, që prodhohen në mënyrë artizanale nga rrobaqepës duarartë. Ekspozoni artin e mrekullueshëm të pikturës së shprehur gjatë gjashtë shekujsh historie. Përhapni meloditë e këngëve dhe motivet e valleve të gëzueshme.

Në këtë rrugëtim do të na keni në krah!” – u shpreh Presidenti i Republikës Bajram Begaj.