Presidenti i Republikës së Shqipërisë

logo e institucionit Presidenti slider 2

Lajme

Presidenti Begaj dënon ashpër aktet terroriste mbi Kanalin e Ibër-Lepenic në Kosovë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

Presidenti Begaj mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.