08/08/2024• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 93/2024, “Për një ndryshim në ligjin nr. 35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi””.
Dekret nr. 307
Tiranë, më 8.8.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ