
21 Dhjetor 2022 Presidenti Begaj dekreton shpallje ligji nr. 79/2022
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.
Dekret nr. 13886
Tiranë, më 21.12.2022
BAJRAM BEGAJ